File:Sh.F.M.U Zahir Pajaziti.jpg
Në fillim në lokalet e xhamive e më vonë filluan në shtëpi private shkolla deri sa vjen ndërtimi i shkollave. Këto lokale në fillim janë quajtur Mejtepe. Mejtepi i parë është ndërtuar në Brainë në vitin 1890 i cili punon deri në vitin 1912 kur Serbia e okupon vendin tonë dhe i ndalon këto shkolla. Mejtepe ndërtohen më vonë edhe në Orllan. Pushteti Serb e ndalon mësimin dhe këto lokale i shfrytëzon për vendosjen e pushtetit administrativ.
Mejtepet mbeten te mbyllura deri me 1935, kur fillojnë prapë te punojnë.
Gjatë vitit 1925 ndërtohet shkolla në Orllan ( e vjetra ) e epërmja . Kjo shkollë hapet vetëm ne gjuhën serbe e mësimi i fesë mbahej ne gjuhen shqipe.
Shkolla ishte katër vjeçare ku shtatëdhjetë për qind ishin nxënës shqiptar.
Me fillim të luftës së dytë botërore mbyllet shkolla dhe ky lokal përdoret për stacionin e ushtrisë gjermane ( finance) me 1942 mësimi fillon prapë të mbahet në një ndërtesë private me emrin Avni Rrustemi ku mësimi është zhvilluar në gjuhen shqipe.
Për shkak të fillimit të luftës mbyllet prapë , dhe me mbarimin e luftës fillon punën shkolla në Orllan me 1946, në Brainë 1946 në mejtep privat,në Rakinicë dhe ne Turuqicë ne shtëpi private.
Në të gjitha këto shkolla mësimi zhvillohej deri në klasën e katër 1950/51 ne Orllan fillon punën shkolla e Mesme e Ultë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, ku e kryen vetëm një gjeneratë dhe ndërpritet si shkak se nuk ka kuadër.
Me 1960 shkolla pagëzohet me emrin “Meto Bajraktari” ne kuadrin e të cilës hyjnë edhe shkollat e fshatrave për rreth. Në vitin 1999 ndërpritet mësimi dhe mbyllet shkolla për shkak të luftës me okupatorin serb, për të filluar vitin vijues 1999/2000 me vonesë për dy muaj.
Në nëntorin e vitit 1999 shkolla pagëzohet me emrin e heroit kombëtar Zahir Pajaziti. Në vitin shkollor 2003/04 fillon punën edhe klasa e nëntë.
Sot në kuadër të shkollës amë në Orllan punojnë edhe paralelet e ndara në Brainë dhe Turuqicë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë.
Vitin që e lamë pas për mungesë të nxënësve është mbyllur paralelja në Rakinicë.